Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

I pandalshëm Haaland, dyfishohet epërsia e Cityt

Gazeta10
02 Tetor 2022 - 15:43

Manchester City e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Goli i parë i takimit u shënua pas vetëm tetë minutash, kur Bernardo Silva asistoi për te Phil Foden që shënoi me lehtësi.

I dyti për kampionin në fuqi erdhi në minutën e 34-të, kur Erling Haaland ia doli të mposhte David de Gean me një goditje me kokë nga një harkim i Kevin de Bruynes nga rivënia nga këndi, për ta dyfishuar epërsinë për skuadrën e tij.

Gjërat tashmë janë vështirësuar për skuadrën e Erik ten Hag dhe vështirë se mund të rikthehen në pjesën e dytë, por asgjë nuk është e pamundur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.