Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Smakiqi për suspendimin e tre zyrtarëve policorë: Të vërtetohet me mjete juridike nëse është me bazë

Gazeta10
08 January 2025 - 18:28

Avokati Xhevdet Smakiqi në emisionin “ Raport” të Kanal10 ka folur për suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas pjesëmarrjes në tubime politike.

Sipas tij, zyrtarët policor por edhe të tjerët në shërbim civil janë të detyruar me ligj të mbajnë distancë nga qëndrimet politike, raporton Gazeta10.

“E konsideroj që në parim duhet të themi që zyrtarët policor por edhe shërbyesit civil e kanë të rregulluar me akte ligjore, por edhe me atë për zyrtar publik por edhe me atë për Policinë që ata detyrohen të jenë neutral, të paanshëm dhe të mos përfshihen në aktivitete politike, e sidomos gjatë fushatës elektorale. Megjithatë meqenëse nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale ka tubime të cilat nuk mund të konsiderohen elektorale”, tha ai.

Smakiqi shtoi se ky rast kërkon hetim me mjete juridike për ta zbardhur të vërteten.

Edhe zyrtarët publik, policia e ata të FSK-së duhet të rrinë larg tubimeve elektorale, të mos e ulin besimin në institucione shtetërore. Suspendimi duhet të jetë i vërtetuar me mjete juridike se a janë suspenduar me bazë apo pa bazë. Nëse s’ka bazë, sidomos tek ky rasti i hetuesit që kishte hetuar Nagip Krasniqin atëherë është një i motivuar politikisht nga pushteti për ta dëmtuar personalitetin e tij. Dhe nëse është kështu atëherë Drejtori i Policisë së Kosovës duhet të shkarkohet për shkak se ka rënë nën ndikimin e pushtetit, politikës për ta suspenduar një zyrtar pa bazë ligjore”, shtoi ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.