Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Diplomacia e fjetur, Kosova pa asnjë njohje

Gazeta10
02 October 2022 - 18:42

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

E viti 2022 po konsiderohet si njëri nga vitet me asnjë njohje për shtetin e Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike ia kanë vënë fajin diplomacisë kosovare, si pasojë e të cilës nuk po arrihen të sigurohen njohje të reja. Të njëjtit përmendin edhe rastet e humbura nga Kosova për të siguruar njohjen nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan Kanal10.

Kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundim të vitit dhe Kosova duket se do ta përmbyllë pa sigurimin e asnjë njohje të re.

Me gjithë deklarimet e shumta të drejtuesve të institucioneve përgjegjëse se po punohet në shtimin e njohjeve, deri më tani nuk është parë asnjë ndryshim në numrin e shteteve që tashmë kanë njohur pavarësinë e vendit.

Njohësit e proceseve integruese kanë akuzuar diplomacinë kosovare për ngecje e dështim.

Sipas profesorit universitar, Dorajet Imeri, vështirësi për vendin mbetet njohja nga pesë vendet anëtare të BE-së, derisa ka përmendur edhe fushatën e Serbisë për tërheqje të njohjeve.

Sa i përket njohjes nga pesë vendet e BE-së, profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, ka një qëndrim tjetër.

Ai thotë se Kosova ende nuk e ka kuptuar interesin strategjik, ndërsa përmend një rast kur vendi ka mundur të siguroj njohjet.

Kosova deri më tani është njohur nga më shumë se 100 vende të botës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.