
Marcus Rashford me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United gjatë muajit janar.
Rashford nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim, teksa është në kërkim të një sfide të re në karrierë.
Anësori anglez gjatë këtyre ditëve ishte i lidhur me një kalim te Milan dhe Dortmundi në formë huazimi.
Por, për shërbimet e Rashford ka interesim është në ishull, me Tottenhamin që e do atë në skuadër.
27-vjeçari këtë edicion në Premierligë është paraqitur në 15 ndeshje, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asist.
Për sulmuesin anglez ka interesim edhe nga shumë skuadra të tjera evropiane, por deri më tani Milani është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e tij.