
Një gjykatëse federale tha të hënën se Departamenti i Drejtësisë mund ta publikojë raportin e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith mbi çështjen ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.
Vendimi i gjykatëses Aileen Cannon, e emëruar nga Trump, është zhvillimi i fundit lidhur me raportin e Prokurorit të Posaçëm mbi dy çështje të lidhura me Trump, por nga të cilat Departamenti i Drejtësisë u tërhoq pasi Trump fitoi zgjedhjet, në bazë të një praktike të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve që janë në detyrë.
Gjykatësja Cannon më parë kishte bllokuar përkohësisht Departamentin e Drejtësisë të publikonte raportin. Urdhri i fundit i saj të hënën i hap rrugën publikimit të pjesës së raportit mbi ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2020. /VOA