
Sylejman Berisha, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10, mes tjerash tregoi edhe arsyet e kthimit nga mërgata në Kosovë.
Berisha që tashmë është edhe profesor në fakultetin e Edukimit, tha se programi i arsimit të PDK-së i ofrohet zhvillimeve ndërkombëtare.
” Është hera e parë pas një ecje në jetën profesionale dhe akademike kështu që i erdhi momenti ta sfidojmë vetën edhe në këtë drejtim. Jam profesor në fakultetin e Edukimit, departamenti Teknologji Informatikë, ku përgadisim mësimdhënës për shkolla të mesme dhe të ulëta”, bëri të ditur ai.Është shtylla e programit të PDK-së, shtyllë e veçantë për një arsim më cilësor dhe konkurues në zhvillimet globale”.
“Unë kam jetuar 10 vite në Gjermani, ku atje kam bërë edhe shkollimin postuniversitar, këshilltar për mjedis, dhe jam kthy në Kosovës me qëllim të një stabiliteti tim shpirtëror dhe profesional.Kam punu dy tri vite në Ministrinë e Mjedisit e pastaj jam orientuar në fakultetin e Edukimit nga viti 2008 e deri më tani” ka shtuar ai. /Gazeta10