Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Christopher Nkunku nënshkruan parakontratë me Chelsean

Gazeta10
03 October 2022 - 15:41

Sulmuesi francez, Christopher Nkunku, pritet të jetë përforcimi i parë i Chelseat për edicionin e ardhshëm, raporton Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit, Nkunku ka nënshkruar parakontratë me Chelsean dhe pas përfundimit ai do të zbarkojë në “Stamford Bridge”.

Chelsea pritet që në muajt në vazhdim të paguajë klauzolën sulmuesit francez, e cila kap vlerën e 60 milionë eurove.

Nkunku sezonin e kaluar kishte impresionuar me paraqitjet e tij sezonin e kaluar dhe në fund të edicionit kishte rinovuar kontratën e RB Leipzig dhe klauzola e tij ishte rritur në 60 milionë euro.

Por ‘Blutë e Londrës’ pritet që shumë shpejt t’a paguajnë klauzolën e largimit të francezit nga ekipi gjerman.

Nkunku erdhi te Leipzig në vitin 2019 nga Paris Saint-Germaini oër shumën e 13 milionë eurove.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 12 paraqitje me ekipin gjerman, prej të cilave ka realizuar tetë gola dhe ka kontribuar me një asist.

Falë paraqitjeve të mirë me Leipzigun, Nkunku është ftuar edhe nga Kombëtarja A e Francës dhe deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje me ‘Gjelat’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.