
Anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu, në fjalën e saj në mbledhjen që po mbahet sot ka treguar se i pengon fakti që dokumenti përmes të cilit ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarit ka rrjedhë në publik.
Sipas saj, rrjedhja në publik e dokumentit s’i bën nder as atij që e ka nxjerrë dokumentin dhe pretendon se madje ka edhe shkelje ligjore.
“Nuk iu bën nder, as personave që e kanë rrjedhë dokumentin për kërkesësë për mbledhje të jashtëzakonshme që e kam dërgu unë. Është e jashtëligjshme, është dokument i brendshëm. Mbi të gjitha kam qenë e vetmja që e kam kërku mbledhjen, kur kemi qenë tre anëtar, që nënkupton shumica. Për këtë arsye mendoj se ësht ëinformim i njëanshëm dhe për ata që janë shpreh që ky qenka emërim politik, unë mund të them që ky është informim i njëanshëm, më shumë edhe propagandë, në këtë kohë. Ju kisha lutë mos të instrumentalizohemi”, ka deklaruar ajo.
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka qenë e para që ka reaguar sot, duke thënë se pushteti po tenton ta kapë KMP-në dhe ka publikuar dokumentin ku Luljeta Aliu ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme.