Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muaji i ndërgjegjësimit, kryetari i Hanit të Elezit marshon së bashku me gratë

Gazeta10
03 October 2022 - 18:00

Komuna Hani i Elezit shënon fillimin e muajit rozë, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, raporton Gazeta10.

Kryetari Mehmet Ballazhi, së bashku me stafin komunal kanë shënuar fillimin e muajit tetor që simbolizon muajin kur bëhet sensibilizimi dhe shprehja e përkrahjes për të gjithë gratë e prekura nga kjo sëmundje, si dhe ndërgjegjësimi për shtimin e kontrolleve të shpeshta.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Kryetari Ballazhi i priu marshimit nga objekti komunal deri te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare. Kryetari Ballazhi dhe Komuna e Hanit të Elezit qëndron krah të gjithë të prekurave me kancer të gjirit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.