
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot u takuan me Drejtoren Ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi.
Në këtë takim, u diskutua për ofrimin dhe sigurimin e qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta10.
Gjatë takimit, gjithashtu u theksua roli i rëndësishëm i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët të cilët përballen me kushte të vështira ekonomike.
Gjithashtu, ata biseduan edhe për angazhimin shtesë të Agjencisë, që pas amendamentimit të Ligjit, nga fillimi i këtij viti, ofron ndihmë juridike falas edhe për viktimat e dhunës dhe për gazetarët të cilët pengohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Nga viti 2007, është ofruar ndihmë për rreth 60 mijë raste dhe 92% të rreth 5 mijë rasteve që kanë shkuar në gjykatë me avokat kanë qenë raste të fituar./Gazeta10