
Presindeti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Ukraina nuk e ka ndihmuar Serbië në vitin 1999, raporton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se situata e Serbisë është e pastërt edhe formalisht edhe juridikisht.
“Situata e Serbisë formalisht dhe juridikisht është e pastër si loti dhe nuk ka asgjë për t’u ankuar”, tha Vuçiq.
Tutje, Vuçiq e akuzoi Ukrainën se edhe ajo nuk e ka mbrojtur sipas tij, Serbinë, më 1999 kur ishte sulmuar nga NATO dhe se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne e respektojmë atë dhe prandaj mbrojmë integritetin territorial të Ukrainës, por nëse ata vendosin të bëjnë disa dallime, është mirë të dini se do të marrin përgjigje më të detajuara”, tha Vuçiq. / Gazeta10