Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Çeku i quan ‘qyqanë të orkestruar’ drenicasit që nuk e mirëpritën Kurtin

Gazeta10
27 January 2025 - 18:58

Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Skenderaj.

Me arritjen e Kurtit në ambientet ku pritej të mbahej tubimi elektoral, ka pasur tensione mes simpatizantëve të PDK’së dhe VV’së. Ndërhyri edhe Policia e Kosovës pasi u hodhën mjete piroteknike.

Pak minuta me pas, ka reaguar Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Ai i ka ofenduar qytetarët e Skenderajt duke i quajtur “qyqanë të orkestruar nga partia”.

Krejt kjo pasi ata nuk e mirëpritën liderin e tij, Albin Kurtin.

Qytetarët që ishin grumbulluar para Pallatit të Kulturës në Skenderaj kanë brohoritur “Hashim Thaçi”, “UÇK” dhe “PDK” derisa Albin Kurti ishte duke hyrë brenda në sallë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.