
Manifesta Biennial ka prezantuar Luz Broton i cili përmes artit ka trajtuar mungesën e vizvave për Kosovën, raporton Gazeta10.
Bruto është një artist që punon me instalacione dhe ndëhyrje të tjera në vende specifike.
Aksioni i tij për Manifesta14 është “Key Service” që bazohet në kufizimin e vizave për kosovarët.
Në këtë aktivitet artistik mund të përfshihen edhe qytetarët dhe se afati për këtë është deri në fund të tetorit.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Luz Broto punon në projekte me vende specifike, që përfshijnë instalacione, veprime dhe ndërhyrje. E vendosur në një rrugë anësore bri restorantesh dhe biznesesh të vogla, Çelësa Punues / Key Service është shtëpia për aksionin e ri të Luz Brotos për Manifesta 14. Bazuar në kufizimin e vizave për kosovarët dhe mikpritjen e tyre të mirënjohur, ajo i fton vendasit dhe vizitorët të shkëmbejnë kopje të çelësave të shtëpive të tyre dhe të hapin kufijtë e padukshëm mes njerëzve që nuk njihen. Deri më tani, 100 njerëz kanë shkëmbyer çelësat e shtëpive të tyre. Regjistro shkëmbimin tënd deri në fund të tetorit!
Drejtohuni tek sëapkeys.site për të zbuluar më shumë për këtë shkëmbim unik që shtrihet tej kohës dhe vendit të bienales. Ndiqni më në detaje këtë projekt në vijim në @sëapkeys.site”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10