Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Smakiqi: VV-ja përçmoi fëmijët e krerëve të UÇK-së: Baba yt në pranga po më pengon me punu

Gazeta10
04 October 2022 - 18:34

Avokati Xhevdet Smakiqi ka vlerësuar se Vetëvendosje e Albin Kurtit, përmes videos së publikuar ka përçmuar fëmijët e krerëve të UÇK-së që sot janë në Hagë.

Smakiqi në Info10 tha se nuk e dinë se çfarë frike mund të ketë kryeministri Kurti, derisa sipas tij, asnjë prej partive parlamentare s’mund ta rrëzoj qeverinë e tij, shkruan Gazeta10.

“VV-ja i ka ofenduar e përçmuar fëmijët e atyre që sot janë në burg. Po prodhon kriza si qeveri. Jakup Krasniqi gati 70 vjeçar, ose Kadri Veseli e Hashim Thaçi? VV-ja edhe një herë e përçmon Thaçin, se baba ytë atje në pranga po më pengon mu me punu. Jo zotëri, puno ti, kërkush s’ka mundësi me të rrëzu. Albini nuk e di çfarë frike ka. PDK, AAK s’mujnë me rrëzu”, tha Smakiqi në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.