Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Qeveri e papërgjegjshme, edhe Banka Botërore e tha se dështoi në ekonomi

Gazeta10
04 October 2022 - 20:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar sipas tij, se Qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi.

Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Kosova po kalon në krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës, transmeton Gazeta10.

“Mungesë investimesh, rritje ekonomike e ngadalësuar, inflacion rekord prej mbi 20% për produkte ushqimore e plot dështime të tjera evidentohen në këtë raport. Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”,ka shkruar Krasniqi në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.