Analisti, Ardian Çollaku ka thënë se për arrogancën që po e tregon Qeveria Kurti, sipas tij do të ndëshkohet në zgjedhjet e ardhshme.
Çollaku në Politiko, ka deklaruar se një arrogancë e tillë nuk është paparë më herët, transmeton Gazeta10.
“Është për keqardhje se si një parti me shumicë absolute, për shumicën e gjërave nuk mund të dalin të mbështesin një kauzë ose një të drejtë që përfitojnë qoftë nxënësit apo dikush tjetër…Besoni që kjo arrogancë që po e kallxoni si pushtet, si shumicë do ta vëreni në zgjedhjet tjera. Është arrogancë e papame”, ka thënë ai./Gazeta10