
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka thënë sot është vendosur demokracia në vend.
Teksa ka komentuar rezultatet, ai ka thënë se ky është një rezultat fantastik i LVV-së duke pas parasysh arrogancën me të cilën ka qeverisur.
“Mendoj që sot është vendosur demokracia në vend dhe qytetari i Kosovës e ka dhënë provimin më të madh. Nuk ka fitues brenda subjekteve politike, siç edhe nuk ka humbës të mëdhenj brenda subjekteve”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka thënë se qytetari sot ka dëshmuar se nuk është tifoz, por është qytetar i cili kërkon përgjegjësi dhe vendos papërgjegjësinë dhe përgjegjësin në raport me qeverisjen. /Gazeta10/