Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministrja e Gjermanisë për Evropë: Vizat për Kosovën, liberalizohen këtë vit

Gazeta10
05 October 2022 - 10:22

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit.

Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann Lührmann, duke shtuar se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para Vitit të Ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan EO, transmeton Gazeta10.

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.