Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sami Sermaxhaj publikon listën e Kosovës (F) për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Gazeta10
17 February 2025 - 15:40

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në muajin shkurt do të nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

 

“Dardanet” të dy ndeshjet e këtij muaji do t’i zhvilojnë kundër Maqedonisë së Veriut.

 

Selektori i kombëtares, Sami Sermaxhaj ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje.

 

Alma Demiri, Florentina Kolgeci, Djellza Mehmeti, Edona Kryeziu, Rrezona Ramadani, Blerta Smaili, Albulena Fejza, Laureta Cernaveri, Fatlinda Ramaj, Argnesa Gashi, Kreshnike Ramaja, Donjeta Halilaj, Valentina Limani, Blerta Shala, Bardha Mahmuti, Valentina Metaj, Marigonë Tahiri, Gentiana Fetaj, Lumbardha Misini, Erëleta Mehmeti, Elona Paci, Yllza Kabashi dhe Kaltrina Biqkaj janë futbollistet e ftuara nga selektori Sermaxhaj.

 

Dardanet ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut, do ta zhvillojnë në Shtëpinë e Futbollit të FFM-së në Shkup, më 21 shkurt, ndërsa ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më 24 shkurt.

 

Kosova është pjesë e Ligës C, Grupi C6, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.