Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për dhunim të të miturave në Gjakovë

Gazeta10
05 October 2022 - 17:48

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të Prokurorisë Themelore në këtë komunë, duke iu caktuar masën e paraburgimit për nga një muaj të pandehurve E. N. dhe M. H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 04 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 03 nëntor 2022”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se rastet nuk kanë lidhshmëri me njëra-tjetrën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.