
Një numër i madh i zjarrfikësve ndodhet te Tregu i Gjelbër, për të shuar zjarrin që kaploi disa lokale te Tregu i Gjelbër, që nisi herët në mëngjesin e sotëm.
Ndonëse dëmet deklarohen të mëdha, ende nuk dihen shkaqet rreth këtij zjarri.
Mal Gashi u.d i detyrës i komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve janë duke lokalizuar zjarrin deri në shuarjen e tërësishme të tij.
“Në ora 05:45 është pranuar informatë për një zjarr këtu te Tregu i Gjelbër. Janë përfshirë të gjitha lokalet që mbajnë produkte të ndryshme, si pemë perime kafiteri dhe qebaptore dhe një lokale për pajisje elektronike ekipet kanë reaguar shumë shpejt dhe profesionale”, tha Gashi.
Ai tha se lokalet janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën, ndërsa zjarrëfikësit sipas tij janë duke bërë eliminimin e e tërësishëm të zjarrit.
Gashi tha se dëmet janë të mëdha.
Ai njoftoi se shkaqet mund të mësohen vetëm pas eliminimit të zjarrit dhe krijimit të kushteve për një hulumtim si ta ardhur te ky zjarr. “Puna jonë është çështje operative, me krijimin e kushteve për hulumtim fillojnë organet tjera punën”, tha ai para mediave./Gazeta10