Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani foli për zgjedhjet e 9 shkurtit me Prattipatin, Rohden e Hargreavesin

Gazeta10
20 February 2025 - 15:19

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave, zhvilloi takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere, duke përfshirë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, gjatë këtyre takimeve, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.