
Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti i ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur rreth postit të presidentit nëse VV-ja dhe Nisma hyjnë në koalicion.
Ahmeti tha se edhe pse është herët të aludohet por një prej opsioneve për president mund të jetë edhe dikush nga familja Jashari, raporton Gazeta10.
“Çështja e presidentit mbetet e paadresuar, shkojnë në diskutime të grupeve parlamentare për një president konsensual, unë mund të aludojë se kush do të mund të ishte një figurë me peshë historike të cilën Kurti do ta vendoste në kandidaturë në mënyrë që të kishte vështirë edhe PDK edhe LDK dhe AAK që ta refuzojnë e të dalin nga Kuvendi”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10