Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Limaj merr mbështetje nga një deputete tjetër për koalicion me LVV-në

Gazeta10
21 February 2025 - 19:45

Arbreshë Krasniqi, deputete në ardhje nga radhët e NISMA-s, i ka dalë në mbështetje liderit të kësaj partie, Fatmir Limajt.

Pas kritikave të shumta pas deklaratës së Limajt se ishte i hapur për një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, shtabi i NISMA-s ka nisur përkrahjen ndaj kryetarit.

Arbresha Krasniqi, kandidatja më e votuar pas Time Kadrijajt në listën e AAK-NISMA, ka thënë se Limaj ka qëndruar gjithmonë i fortë përball sfidave.

Sipas Krasniqit, Komandat Çeliku ka mbetur gjithmonë i pamposhtur.

“Një njeri i vërtetë si çeliku qëndron gjithmonë i fortë dhe i palëkundur në përballjen e sfidave. Komandant Çeliku është një shembull i qëndrueshmërisë dhe forcës, duke mbetur gjithmonë i pamposhtur”, ka shkruar Krasniqi, e cila, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së e ka fituar ulësen në Kuvend.

Përpos Arbreshë Krasniqit, Xhevahire Izmakut e Fatmir Limajt, NISMA pritet të ketë edhe një deputet në Kuvendin e Kosovës.

Vesel Krasniqi i NISMA-s ndodhet në garë me Lahi Brahimaj e AAK-së për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.