Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtënat me armë në Prishtinë, flasin nga Policia

Gazeta10
21 February 2025 - 21:50

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje për rastin e të shtënave me armë që ndodhi më herët në lagjen Dardania të Prishtinës.

Nga policia është bërë e ditur se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave.

Po ashtu, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazeta10, ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

‘‘Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në lagjen Dardania në Prishtinë.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.

Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti’’, ka njoftuar Policia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.