Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hyseni i ashpër: ‘Përçarjet ndëretnike janë thelluar, Kurti po hesht!

Gazeta10
25 February 2025 - 8:53

Gazetari Blerim Hyseni i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur rreth përcarjeve ndëretnike në Maqedonin e Veriut.

Ai tha se këto përcarje ndëretnike po ju ndihmon edhe Qeveria aktuale, raporton Gazeta10.

“Përcarjet ndëretnike vetëm janë thelluar në Maqedonin e Veriut, kësaj po i kontribuojnë edhe Qeveria aktuale, pikërisht në ndërmarrjen që e përmendi kolegja janë duke u punësuar vetëm maqedonas, dhe nga 13 punësimi nuk është punësuar asnjë shqiptar bile as në listë nuk kanë qenë, në Kuvendin e Maqedonisë vetëm tre janë shqiptarë ndërsa 20 janë maqedonas”, tha ai për Kanal10.

Hyseni ka shtuar se kryeministri Albin Kurti është nga promotorët e këtij koalicioni dhe sipas tij me këto zhvillime ai vetëm po heshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.