
Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti në emisionin e mëngjesit ‘Adresa e Ankesave” ka paralajmëruar veprime të Trumpit për Gjykatën Speciale.
Ahmeti tha se presidenti Trump pritet që t’i ndal fondet për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta10.
“Ka vetëm një vit që qeverisja Trump është në shtëpinë e bardhë, dhe ka marrë një mal me vendime që po e afektojnë globin, një prej vendimeve po pritet të merret edhe me Gjykatën Speciale është që të ndalen fondet për këtë gjykatë, dhe gjithashtu për tërheqjen e stafin amerikan nga kjo gjykatë që pastaj ajo të mbetet në duartë e evropianëve, dhe është e rëndësishme që vendi te ketë sa më shpejtë një qeveri dhe të kemi një platformë kombëtare karshi këtij zhvillimi dhe zhvillimeve të tjera”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10