Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Mitrovicë sekuestron një armë që ishte postuar në rrjete sociale

Gazeta10
25 February 2025 - 14:56

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se ka sekuestruar një armë e cila ishte postuar në rrjete sociale.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar personin e dyshuar  të moshës së mitur pasi i njëjti javë  më parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë me një fishek  të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar në rrjete sociale.”

I dyshuari ëshë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.