
Avokati Xhevdet Smakiqi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar mundësinë e rritjes 30 % të energjisë elektrike në Kosovë.
Smakiqi pas kësaj rritje e ka quajtuar Kosovën mafi të energjisë elektrike, raporton Gazeta10.
“Nuk besoj që ka aryestim që cdo vit të shtrejtohet energjia elektrike për 30 % përveë për përfitime të mafisë energjetike, nuk është më një sekret që Kosova është viktimë e mafisë energjetike”, tha ai për Kanal10.
Ai shton se qytetarët që nuk e kanë votuar kryeministrin Kurti të dalin dhe të protestojnë sepse pas kësaj rritje vendi do të varfërohet dhe do të mbetet e shprazur.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10