Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbesin pa ujë disa lagje në Prishtinë, shkak defekti në një gyp

Gazeta10
26 February 2025 - 9:00

Banorët e disa lagjeve në Prishtinë kanë mbetur pa ujë nga mbrëmë, dhe sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale  të Ujësjellësit “Prishtina”, ujë nuk do të ketë deri në ora 12:00.

KRU Prishtina thotë kjo mungesë e ujit ka ndodhur për shkak të një defekti të një gypi.

Zonat që kanë mbetur pa ujë janë: rruga ”Bedri Berisha”,  rruga ”Valbona”,  rruga ”Uran Ajeti”, rruga ”Alpet Shqiptare” dhe rruga ”Ramiz Kovaqi”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.