Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen disa persona për fajde e bixhoz, në mesin e tyre një zyrtar policor

Gazeta10
05 October 2022 - 22:46

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë arrestuar persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”, ku në mesin e të arrestuarëve është edhe një zyrtar policor, raporton Gazeta10.

Sipas njoftimin, në bazë të operacionit “TOTO”, janë kontrolluar rajonet si Prizreni, Prishtina, Malisheva dhe Suhareka si dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

“Hetimi është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimit se nga të dyshuarit në këtë rast janë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”. Deri në këtë fazë të realizimit të operacionit janë kontrolluar disa lokacione dhe deri me tani janë arrestuar disa persona të dyshuar. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.