
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se vendimi i Kosovës për reciprocitet në targa është i paligjshëm, raporton Gazeta10.
Kjo deklaratë po vjen pasi Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi për konvertimin e targave është legjitim por kishte kritikuar afatin kohor prej dy muajsh.
Petkoviq ka thënë se ky vendim është i paligjshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në vitin 2011.
Ai ka thënë se kushdo që e mbështet këtë vendim e kërcënon procesin e dialogut mes dy shteteve.
“Vendimi i Prishtinës për heqjen e targave të Serbisë është i paligjshëm dhe në kundërshtim me marrëveshjet për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016 dhe kushdo që e mbështet atë vendim – drejtpërdrejt kërcënon procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Petkoviq. / Gazeta10