Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bërnabiq e quan armiqësore Kroacinë, flet për sanksionet ndaj Rusisë

Gazeta10
06 October 2022 - 10:44

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pas kërkesës që në kuadër të sanksioneve të reja ndaj Rusisë të preket edhe Serbia qëndron Kroacia dhe se ky është akt armiqësor, raporton Gazeta10.  

Bërnabiq ka thënë se në samitin e Pragës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të pyetet për mosvendosjen e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë.

“Kjo ka ndryshuar gjithçka, presidenti Vuçiq po shkon atje dhe më duket se pika e vetme në rend dite është – pse Serbia është ende i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe cili është shpjegimi dhe pyetja e vetme – kur do t’i vendosin ato sanksione”, tha Brnabiq.

Tutje, ajo ka thënë se kërkesa për ndalimin e naftës ruse në Serbi është propozim i Kroacisë dhe se Serbia do të marrë vendime strategjike për këtë.

“Kryeministrja tha se kërkesa e Kroacisë për të ndaluar dërgimin e naftës ruse në Serbi nëpërmjet Janaf, si pjesë e paketës së re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, ishte një akt i hapur i armiqësisë së Kroacisë ndaj Serbisë dhe se Serbia, pas kthimit të Presidentit Aleksandër. Vuçiq nga Praga dhe fjalimi i tij të shtunën, duhet të marrë vendime strategjike dhe të bëjë ndryshime strategjike” shkruan Tajnug, transmeton Gazeta10.

Bërnabiq ka folur për shkaqet që e kanë bërë të ndërmarrë një hap të tillë Kroacinë.

“E gjithë kjo po ndodh me kërkesën eksplicite të Kroacisë, ta pranojë, ta ndëshkojë praktikisht Serbinë, vetëm pse kërkon dënimin e fëmijëve të vrarë (në rrugën e Petrovacit), dhe BE-ja nuk e pengon, është skandal. “tha Brnabić. mysafire në TV Happy.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe se kjo është bërë pavarësisht kërkesës konstante nga vendet perëndimore. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.