
Karim Benzema në edicionin që lam pas në 46 paraqitje realizojë 44 gola dhe 15 asistime në gjitha garat për madrilenët por këtë sezon sulmuesi ja ka filluar jo edhe aq mirë, goli i tij i fundit me “galaktikët” daton në muajin gusht.
Përgjigje për formen jo të mirë të Benzema pati trajneri i tij Carlo Ancelotti pas ndeshjës së mbrëmshme kunder Shaktar Donetsk:
“Ai ndihet mirë dhe ishte vendimtar falë cilësisë dhe pozicionimit të tij. Ai bëri një paraqitje ekipore dhe ishte prezent. Ai nuk hyri në listën e golashënuesve, por kjo është gjëja e fundit në të cilën po fokusohemi. Gjendja e tij është përmirësuar shumë dhe ai bëri një paraqitje të plotë”.
Karim Benzema është pretendenti numër një për të qenë fitues i topit të artë, madje sipas parashikimeve të analistëve tashme Benzema veç se është praktikisht topi i ardhshëm i artë për vitin 2022.