
Sevilla dhe Jorge Sampaoli kanë arritur marrëveshjen që trajneri argjentinas të kthehet në klubin andaluz pasi që në ai kishte drejtuar Sevillan në periudhen e parë gjatë sezonit 2016/17.
Sampoli merr vendin e Lopeteguit, që u shkarkua nga detyra pas një serie rezultatesh të dobëta, që kulmuan me humbjen e fundit 1-4 përballë Dortmundit.
Arritja më e madhe e Sampaolit si trajner është është triumfi në Copa America në vitin 2015. Përvoja e tij e fundit ishte në krye të Marsejës, në Francë, ku u rendit në vendin e dytë pas kampionit PSG.
We're delighted to announce Jorge Sampaoli's return to the club as first-team coach! 🤝
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) October 6, 2022