
Deputetin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, Burim Meta, në emisionin Info10, pas lajmit të fundit për largimin e Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se nuk ka qenë aspak i informuar për këtë vendimin e tij, raporton Gazeta10.
“Me Latfin jemi takuar sa herë ka qenë e nevojshme, edhe sot kemi pasur të takohemi por si duket proceset e tilla të cilat u zhvilluan për të cilat nuk jam aspak i informuar, ne pak minuta para takimit jemi informuar ministry Latifi nuk po mundet të vie në takim e aranzhuar dy-tri ditë më parë.”, tha Meta.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta10, Latifi është shprehur se me zhgënjime ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. /Gazeta10.