Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Franco Foda flet për mosftesën e Korenicës: Nëse vazhdon me këtë formë, mund të jetë në qershor

Gazeta10
17 Mars 2025 - 12:56

Meriton Korenica është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer te CFR Cluj në Rumani, por ai po vazhdon të mbetet jashtë listës së Kosovës.

E për të është pyetur edhe përzgjedhësi Franco Foda në konferencën për shtyp që po e zhvillon.

Foda ka thënë se nuk mund t’i grumbullojnë 30 futbollistë.

 

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se në rast se Korenica vazhdon me formën e tillë deri në qershor mund të jetë pjesë e listës.

“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, kemi menduar t’i ftojmë vetëm 25 lojtarë, këta na kanë bindur se janë të duhurit”.

“Në qershor i kemi ndeshjet tjera, nëse lojtari në fjalë vazhdon me formë të tillë, atëherë mund të ketë ftesë edhe për të”, tha Foda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.