Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë

Gazeta10
03 August 2022 - 8:03

Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancë nga ora 13:00 ku priten shqyrtimi i disa pikave, raporton Gazeta10.

Në këtë seancë pritet që të shqyrtohen nëntë (9) pika të papërfunduara në dy seanca të kaluara.

Këtu keni pikat që priten të shqyrtohen:

“I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:

10. Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve;

11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;

12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021;

13. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;

14. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;

15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;

16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:

9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021”.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.