
Këngëtari i njohur, Labinot Rexha i ftuar sonte në emisionin “Pa Protokoll” ndau histori prekëse rreth fëmijërisë së tij.
Rexha mes tjerash, kujtoi babain e tij i cili tha se kishte ndërruar jetë në moshë të re.
Si i tillë, përgjegjësitë familjare kishin mbetur mbi këngëtarin Rexha.
“Jam përlotur shumë dje dhe sot për vdekjen e babit të presidentit, Hashim Thaçi. Sa i përket sfidave që kam kaluar, kam kaluar edhe sfidën më të rëndë të jetës sime, ajo është vdekja e babait tim kur skam mujt me ardh në varrimin e babait tim. Me të vdek babai në moshën 41 vjeçare, dhe me ta lënë në duar gjithë familjen është shumë e rëndë”, tha Rexha, përcjell Gazeta10.