Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

A do të luajë Amir Rrahmani nesër ndaj Islandës? Vjen përgjigja nga Muharrem Sahiti

Gazeta10
19 Mars 2025 - 13:55

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që ditën e djeshme stërvitën të diferencuar.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit.

Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar nga grupi, duke lënë dyshime se a do të jetë gati për ndeshjen e nesërme apo jo.

Në një përgjigje të shkurtër për ‘GaztaBlic Sport’, drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, tha që gjasat janë shumë pozitive që të luajë, por do të jetë selektori ai që do të vendosë përfundimisht.

“Sipas të gjitha gjasave, kapiteni Amir Rrahmani do të luajë në ndeshjen e nesërme ndaj Islandës. Do të jetë trajneri Foda ai që do të vendosë përfundimisht sot”, ka deklaruar Sahiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.