Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i EULEX-it pas takimit me emisarin Sorensen: Familjet e personave të zhdukur duhet të dinë të vërtetën

Gazeta10
19 March 2025 - 14:33

Giovanni Barbano, shefi i Misionit të EULEX-it, është shprehur i nderuar pasi që ai ka prezantuar punën e ekspertëve të mjekësisë ligjore të këtij misioni për personat e zhdukur te Përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, gjatë vizitës që ky i fundit ka zhvilluar në Kosovë.

Ai ka theksuar edhe nevojën që familjet e personave të zhdukur të dinë të vërtetën, pa marrë parasysh rrethanat rreth zhdukjen e tyre.

‘‘I nderuar të prezantoj punën e ekspertëve të mjekësisë ligjore të EULEX-it për personat e zhdukur te Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, gjatë vizitës së tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore sot. Theksuam rëndësinë që familjet e personave të zhdukur të dinë të vërtetën, pa marrë parasysh rrethanat që rrethojnë zhdukjen e tyre, përfshirë faktorë si etnia, feja, origjina kombëtare, ose cilido tjetër karakteristikë të të dashurve të tyre’’, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.