Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Dobra demanton lajmin për arrestimin e tij, thotë se do të ndërrmarr rrugët ligjore

Gazeta10
20 March 2025 - 18:33

Gjatë ditës së sotme është raportuar se zyrtari i Ministrisë së Bujqësisë, Bedri Dobra është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Këtë lajm ai e ka demantuar përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se është lajmë i rremë dhe se ai do të ndërrmarr rrugë ligjore sa i përket kësaj shpikje.

Ai ka kërkuar nga mediat që të kërkojnë falje sepse kanë tentuar ta prishin imazhin e tij dhe të familjes.

“Ministria tashmë e ka demantuar lajmin e pavërtetë me fakte në faqen e saj zyrtare. Unë mbetem gjithmonë i gatshëm për bashkëpunim”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.