Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pejë: Sekuestrohen armë, municion, telefona e vetura të llojit BMW dhe Audi

Gazeta10
21 March 2025 - 9:27

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se gjatë punës se muajt shkurt, ka  sekuestruar vetura, kamion, armë, municion, armë të ftohta, telefona, dru, motor sharra, të cilat dyshohet të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.

Me kërkesë të prokurorit të shtetit, gjatë muajit shkurt janë sekuestruar dy vetura, një e tipit BMW, një Audi Q8 dhe një kamion Iveco, mjete këto të cilat dyshohet se janë përdorur apo përfituar nga veprat penale.

Po ashtu thuhet se me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar gjatë këtij muaji 9 armë zjarri të llojeve të ndryshme, 142 fishkë kalibër të ndryshëm dhe një thikë.

“Tutje të sekuestruara janë edhe dy telefona mobil, tri sharra motorike dhe masë drusore 10.5³ metër,  dru shkoze dhe breu”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.