Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Erdha i fundit por para meje erdhën mijëra qytetarë, do i falënderoj të gjithë së shpejti”, mesazhi i Thaçit tek varri i babit të tij

Gazeta10
21 March 2025 - 11:42

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e viziton varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Teksa u pa me lule në dorë, aty la edhe një mesazh “Tek varri yt, erdha i fundit babë.Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do i falenderoj të gjithë“, shkruan mes tjerash.

Ai do i takoj edhe familjarët e tij të ngushtë.

“Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për GE.

Disa qytetarë që ishin mbledhur aty, i kanë shprehur ngushëllime Thaçit nga larg, me fjalët “ngushëllime president, mbahu i fortë”.

 

Thaçi nuk u  të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.