Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot Kuvendi i Kosovës me seancë të re plenare, fillon në orën 10:00

Gazeta10
07 October 2022 - 8:06

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet sot për një seancë të re plenare, raporton Gazeta10.

Kjo seancë është paralajmëruar të fillojë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.