Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

75-vjeçarja humb jetën nga zjarri në Shtërpcë

Gazeta10
24 March 2025 - 12:57

Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 06:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri në lagjen Krsticinë në Shtërpcë. Patrulla e policisë pas arritjes në vendngjarje, konstatoi se në dhomën ku kishte ndodhur zjarri ndodhej trupi i pajetë i një gruaje 75-vjeçare. Në vendngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit nga Shtërpca dhe ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare, të cilët konstatuan vdekjen e viktimës. Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse të hetimit rajonal, forenzika dhe ekspertët e zjarrit. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi”, deklaroi Veseli.

Veseli shton se akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, por se hetuesit rajonal janë duke grumbulluar informata dhe prova për të zbuluar shkaqet e zjarrit që quan në vdekjen e 75 vjeçares, serbe, shtetase e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.