Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori Malaj viziton Kontingjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR në Prishtinë

Gazeta10
28 March 2025 - 14:20

Ambasadori Petrit Malaj i shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Beqir Tafili, zhvilloi një takim me Kontingjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR në Prishtinë̈.

Në takimin me kontingjentin paqeruajtës, ambasadori falënderoi të gjithë personelin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin në shërbim të paqes dhe të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Kontributi dhe profesionalizmi i ushtarakëve të FA-s në KFOR, është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit e KFOR-it në Prishtinë, por edhe nga drejtuesitë e Komandës në Pejë ku operojnë trupat tona.

Në përfundim, Ambasadori iu uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tyre fisnike, në shërbim të mbrojtjes, sigurisë dhe paqes, duke, iu garantuar mbështetjen maksimale të Tij, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë shqiptare.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.