
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në një postim në Facebook, Ambasada ka përcjellë një mesazh urimi, duke shpresuar që kjo festë të sjellë më të mirat për familjet shqiptare.
“Gëzuar Bajramin të gjithëve që e festojnë! Urojmë që kjo festë të sjellë ngrohtësi, harmoni dhe gëzim në shtëpitë tuaja”, thuhet në postimin e ambasadës.