Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Dështon dëshmitari i fundit te “Thaçi dhe të tjerët”

Gazeta10
01 April 2025 - 9:57

Sot është mbajtur seancë gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarit të fundit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në asnjë formë.

Kryetari i Trupit Gjykues Charles Smith bëri të ditur thjesht se nuk ishte e mundshme sigurimi i tij në seancë.

Ndërkohë gjatë 30 minutave seancë sa zgjati kjo e sotmja, Trupi Gjykues vendosi ta pranojë dëshminë e Ismet Tarës të 2019-ës, edhe pse Prokuroria nuk arriti që t’i bëjë pyetje në gjykatë për shkak të refuzimit të Tarës për t’iu përgjigjur ZPS-së.

Poashtu gjykata ka vendosur se dokumenti për të cilin Tara ka thënë se është përpunuar brenda Prokurorisë, në fakt nuk është vërtetuar të ketë ngjarë ashtu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.