Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Kastrati bën të ditur se nesër vendoset gurthemeli i Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim

Gazeta10
01 April 2025 - 21:25

Humanisti i njohur, Halil Kastrati ka njoftuar se nesër do vendoset gurthemeli Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim për fëmijët dhe të rriturit me autizëm, sindromën Down dhe aftësi të kufizuara.

Kjo qendër pritet të ketë hapsirën prej 13.5 hektar teksa shtoi se aty do ofrohet kujdes, edukim dhe terapi e specializuar.

Kastrati përmes njoftimit zyrtar në llogarinë e tij ndau disa pamje tëtij projekti.

Njoftimi i plotë.
Nsër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës!
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, nesër më 2 prill në ora 11:00 në Graçanicë, vendosim gurthemelin e Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim – projekti më i madh i shoqatës sonë.
Ky kompleks rezidencial prej 13.5 hektarësh do të jetë një strehë për fëmijët dhe të rriturit me autizëm, sindromën Down dhe aftësi të kufizuara, duke ofruar kujdes, edukim dhe terapi të specializuara.
Ftojmë të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme!
Zoti kurrë mos ju humbtë të gjithëve që po kontribuoni në këtë vepër të madhe!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.